Site icon Telegrafi

26 artistë konkurrojnë në ekspozitën ndërkombëtare “Muslim Mulliqi”

Artistët me punimet e tyre paraqesin pozicione, analiza dhe strategji të ndryshme, të cilat merren me diskursin e kontrollit në fundin e shekullit 20 dhe fillimin e shekullit 21.

Këto punime janë përzgjedhur dhe do të moderohen nga një kurator ndërkombëtar dhe një vendas.

Kuratori, Zeni Ballazi, ka thënë se në hapjen e ekspozitës e cila do të hapet nesër në Galerinë e Arteve, publiku do të shohë një ekspozitë krejt ndryshe ngase ata do të jenë të kontrolluar nga kuratorët.

Këtë vit nuk do të ketë juri, por artistët pjesëmarrës do të bëjnë përzgjedhjen e fituesit.

Në mesin e emrave të artistëve pjesëmarrës është edhe shkrimtari me renome botërore, Ismail Kadare, për të cilin kuratorët thonë se kanë përzgjedhur disa pjesë të romanit të Kadaresë “Spiritus”, pasi që edhe ky roman bënë fjalë për të njëjtën temë. /ktv/

Exit mobile version