Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107.354 raste nga 604.205 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.242 raste të vdekjes.
IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.519 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.593.
Ndryshe, një ditë më parë Qeveria e Kosovës lehtësoi masat antiCOVID-19.
Është hequr ora policore, ndërsa gastronomia do të lejohet të punojë deri në ora 23:00.
Po ashtu është lejuar lëvizja pa maska gjatë ecjes për qytetarët që janë vet dhe në ambiente të jashtme. /Telegrafi/