Telegrafi

251 shoferë të gjobitur në Shkup, 136 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (25.06.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 251 gjoba, nga të cilat 136 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 16 masa për vozitje pa patentë shofer, dhjetë sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 8 masa për drejtim të automjetit teknikisht me defekt dhe të paregjistruara.

“Katër sanksione janë shqiptuar për kalim sinjalizim të mbyllur – semafor i kuq, një sanksion për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër masa për mospërdorim të rripit të sigurimit”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.