Telegrafi

250 milionë njerëz përdorin Facebook nga pajisjet mobile

Më saktë, dy nga pesë njerëz e përdorin rrjetin më të famshëm social në botë përmes pajisjeve mobile.

Për ta rritur popullaritetin e qasjes nga pajisjet mobile, Facebook sot ka paralajmëruar edhe një uefaqe të dedikuar për këtë, në të cilën përdoruesit mund të qasen nga të gjitha modelet e telefonave mobil që ekzistojnë sot.

Sipas analistëve thuhet se lansimi i faqes së unifikuar është duke ndodhur, vetëm pas përvetësimit të shërbimit Snaptu, të cilën Facebook e ka bërë së fundmi.

Mirëpo, e rëndësishme është që numri i njerëzve që përdorin Facebook’un po rritet, dhe se qasja në këtë rrjet social po lehtësohet gjithnjë e më shumë. / Telegrafi /