S’kalon pothuajse një ditë që në Drejtorinë komunale të Kadastrës dhe Gjeodezisë në Pejë që nuk regjistrohet hipotekë një patundshmëri.
Janë kryesisht shtëpi, toka e banesa ato pasuri të patundshme që lihen pengë për kreditë e marra në banka dhe vlerësohet se janë 250 milionë euro “peng” në banka, shkruan sot “Koha Ditore”.
Numri i hipotekave nuk ka ndryshuar fort vitet e fundit, pasi ato duket se janë bërë pjesë e përditshmërisë së qytetarëve të Pejës.
Sipas shënimeve në Drejtorisë së Kadastrës, numri i hipotekave të regjistruara ka rënë pak krahasuar me 2013, kur kanë qenë të regjistruara 440 hipoteka. /Telegrafi/