Komuna e Kamenicës sot feston Ditën e Çlirimit, ku për nder të kësaj dite organizohet manifestim i madh festiv me moton “25 VJET LIRI”.
Në këtë organizim pritet të këndojnë këngëtarë të njohur, duke u bërë thirrje edhe qytetarëve që të bashkohen në këtë event.
Ndër të tjera, shtëpia e kulturës në Kamenicë do të mirëpres fëmijët në një koncert të jashtëzakonshëm baleti.
Ky spektakël do të mbledh dashamirësit e artit dhe disa nga balerinët më të talentuar të vendit.
Këtë koncert e ka organizuar “Dancing House Gjilan”, duke u mbështetur nga Komuna e Kamenicës.
Koncerti do ta mbahet poashtu për nderë të ditës së çlirimit, duke filluar nga ora 13:00.
Përveç kësaj, Komuna e Kamenicës ka organizuar edhe një koncert recital nga Hysnie Latifaj.
Koncerti do ta mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Kamenicë, duke filluar nga ora 19:00. /Telegrafi/