Telegrafi

25 vjeçarja blen një fustan, e pabesueshme çfarë gjen brenda tij (Foto)

Një 25-vjeçare në New York ka bërë publik tmerrin që përjetoi pasi gjeti një mi të ngordhur të qepur nga brenda fustanit Zara që sapo kishte blerë.

Cailey Fiesel e cila jeton në Manhattan pretendon se ka blerë një fustan të zi për 40 dollarë në një dyqan të firmës Zara në Connecticut gjatë muajit Korrik.

Disa javë më vonë ajo e veshi fustanin për herë të parë në punë kur vuri re një erë të rëndë që vinte prej tij.

Pavarësisht lëvizjeve që ajo bënte në zyrë, nuk mundi të largonte erën e keqe nga vetja.

Të paktën kështu shkruhet në padinë që është drejtuar në Gjykatën e Lartë, shkruan balkanweb.

Në etiketën e veshjes shkruhet se fustani është prodhuar në Turqi, ndërkohë që një zëdhënës i kompanisë Zara në SHBA ka deklaruar se janë duke hetuar mbi çështjen.