Vdekje misterioze e 25 vjeçarit B.J, i cili sot në mëngjes është gjendur i vdekur në hapësirat e një ndërtese në Koçani, ku edhe ka jetuar. Organet hetuese akoma nuk mund të japin informacione se a bëhet fjalë për vrasje apo aksident, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Trupin e pajetë në hapësirat e ndërtesës e ka gjetur fqiu i tij, ndërsa pas kësaj Ndihma e Shpejtë dhe organet hetuese kanë dalur në vendin e ngjarjes.
Fqinjët e të vdekurit thonë se ai ka qenë i qetë dhe djalë joproblematik. Kompetentët e SPB në Shtip, informojnë se detaje rreth vdekjes së 25 vjeçarit nga Koçani do të japin pasi të mbarojë obduksoni dhe hetimet./Telegrafi/