Site icon Telegrafi

25 vjeçari nga Berova vdiq gjatë mjekimit të dhëmbit, nisin hetimet për rastin

Do të bëhet hulumtim dhe obduksioni për 25 vjeçarin nga Berova që vdiq nga sepsa pas intervenimit ndaj ndezjes së dhëmbit.

Prokuroria, siç njofton KlanM, ka hapur lëndë pas informacioneve nëpër media dhe do të hetojë nëse ka patur gabim mjekësor gjatë trajtimit të të riut Jovan Dimovski.

Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor ka kryer mbikqyrje në Spitalin e Shtipit ku viktimës i është bërë intervenimi kirurgjik në dhëmbin e tij.

Aktualisht po kontrollohet i gjithë dokumentacioni se si është trajtuar i riu nga Berova që tri herë kishte ardhur në spital.

Nga e Hëna inspektorët do t`i vizitojnë edhe institucionet tjera shëndetësore ku është mjekuar Dimovski, mjekun amë, stomatologun deri në Spitalin e Shkupit, ku kishte ndërruar jetë për më pak se 24 orë.

Nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor paralajmëruan se në Ministrinë e Shëndetësisë do të inicojnë formimin e një Komisioni të ekspertëve.

Exit mobile version