Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Blerim në Fushë-Arrëz. Mësohet se pas një sherri mes dy bashkëmoshatarëve, njëri prej tyre ka goditur 25-vjeçari Aleksandër Matoshi 5 herë me thikë.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Pukës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sipas policisë të mbërritur në vendngjarje, sherri mes të rinjve ka ndodhur për motive të dobëta.
Policia janë vënë në ndjekje të autorit të plagosjes, shtetasit Erjon Hasani.