Sot bëhen 25 vite që nga ngritja e aktakuzës ndaj ish- presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, i cili ishte akuzuar për ngacmime seksuale.
Këtë aktakuzë e kishte ngritur një ish-nëpunëse e shtetit të Arkansas, Paula Jones, e cila kishte kërkuar 700.000 dollarë për dëmet që i janë shkaktuar.
Jones kishte deklaruar se guvernatori i Arkansasit e kishte ngacmuar atë seksualisht dhe pastaj e kishte sharë atë. Pas kësaj aktakuze dhe daljes së këtij rasti në gjykatë, gjykatësi federal vendos që Clinton nuk mund të dal në gjyq deri nga largimi i detyrës, mirëpo hetimet për këtë rast do të vazhdonin.
Në vitin 1996 Clintoni bleu një pushim të rastit. Rasti i Paula Jones, ishte një nga katër skandalet më të mëdha që kërcënuan mandatin e dytë të Clinton-it. /kp/Telegrafi/