Telegrafi

25 studentët më të mirë në Maqedoni do të udhëtojnë falas në Barcelonë

25 studentë më të mirë të tre universiteteve të renditura në vend, Shkup, Shtip dhe Universiteti i Evropës Juglindore, do të udhëtojnë falas në Barcelonë. Bëhet fjalë për studentët më të mirë, veçanërisht ata që kanë notë mesatare mbi 9.5, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kostoja e akomodimit, ushqimit dhe transportit ajror do të mbulohen plotësisht nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës ku MASH tashmë ka nënshkruar një kontratë me agjencinë që do ta realizojë këtë udhëtimi nga 20 maj për t’u kthyer më 23 maj.

Jashtëzakonisht jam i kënaqur që kjo masë gjeneron interes të konsiderueshëm në mesin e studentëve, siç shihet nga kërkesat e paraqitura, tha zëvendës ministri i arsimit, Spiro Ristovski.

Kjo masë, shtoi Ristovski, do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm. /Telegrafi/