Site icon Telegrafi

25 studentë më të mirë të shpërblyer me udhëtim arritën në Barcelonë

Njëzet e pesë studentët më të mirë në vitin e fundit nga tre universitetet e para të kualifikuara në rangimin kombëtar të cilat fituan shpërblim për udhëtim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës arritën në Barcelonë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski në profilin e Fejsbukut të tij sot njoftoi se 25 studentët nga tre universitet e para më mirë të kualifikuara në vend – Universiteti “Sh. Cirli dhe Metodi” – Shkup, Universiteti “Goce Dellçev” – Shtip dhe Universiteti i Evropës Juglindore, kanë arritur në Barcelonë.

“Destinimi të cilin ata e zgjodhën në suaza të masës qeveritare stimuluese-shpërblyese për studentët të cilët kanë mesatare mbi 9,5. Përveç transportit të aeroplanit, falas e kanë edhe qëndrimin treditor në hotel dhe ushqimin. Masën të cilën e paralajmëruam nga fundi i vitit të kaluar, ndërsa sot është edhe një premtim i përmbushur. U dëshiroj momente të bukura”, njoftoi Ristovski.

Ristovski paraprakisht njoftoi se në thirrjen publike kanë aplikuar 132 studentë, ndërsa 25 i kanë përmbushur kushtet të theksuara në konkurs sipas komisionit të përzier. Si destinim për udhëtim krahas Barcelonës janë ofruar edhe Parisi dhe Venecia.

Kjo masë, siç u publikua, do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version