Site icon Telegrafi

25 profesionistë shëndetësorë në Mitrovicë përfunduan trajnimin në kuadër të projektit “Programi Transnacional i Trajnimeve Shëndetesore”

Profesionistët shëndetësorë që ishin pjesëmarrës në trajnim

25 profesionistë shëndetësorë nga Qendra e Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni” në Mitrovicë kanë kryer trajnimin në kuadër të projektit “Programi Transnacional të Trajnimeve Shëndetësore”.

“Në fazën e parë të projektit 8 profesionistë shëndetsorë nga Mitrovica ( 4 nga QKMF dhe 4 nga Spitali i Përgjithshëm ) janë trajnuar dhe çertifikuar si trajnerë të këtij programi. Në fazën e dytë trajnerët tanë të çertifikuar do të trajnojnë profesionistët e tjerë shëndetsor të QKMF-së , përkatësisht Spitalit”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Shëndetësisë.

Pjesëmarrësit dhe trajnerët janë vizituar nga drejtori i Drejtorisë Komunale për Shëndetësi, Fahri Shabani, drejtori i QKMF-së, Fevzi Sylejmani dhe drejtorja ekzekutive e “Medica Gjakova”, Nagihan Xërxa, shkruan Telegrafi.

Tutje thuhet se programi është i akredituar nga OMK dhe OIK dhe është organizuar nga “Medica Gjakova” me perkrahje të Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim – BMZ dhe “medica mondiale”. /Telegrafi/

Exit mobile version