Seanca gjyqësore ndaj deputetëve të Vetëvendosjes ka përfunduar me dëshminë e drejtorit të mjekësisë ligjore, Arsim Gerxhaliu, lidhur me ekspertizën mjeko-ligjor ndaj deputetit Bekim Haxhiu, i konsideruar si i dëmtuar në këtë proces gjyqësor.
Gërxhaliu tha se ekspertizën mjeko-ligjor ndaj të dëmtuarit Bekim Hadhiu e ka lëshuar në bazë të urdhëresës së gjyqtarit të kësaj gjykate dhe se e njëjta është lëshuar bazuar në dokumentacionin mjekësor i lëshuar nga Qendra Klinike Universitare, me diagnozat e përshkruara sikurse në raport, që do të thotë se në mjekësin ligjore nuk është bërë ekzaminimi i të dëmtuarit por vetëm në bazë të raportit mjekësor.
Gërxhaliu iu ka përgjigjur pyetjeve të gjyqtarit dhe prokurores për lëndimet e të dëmtuarit . Ai shtoi se ekzistojnë disa lloje të ekspertizave mjeko-ligjore dhe në rastin konkret është dhënë vetëm e bazuar në dokumentacionin e lëshuar në QKUK.
Seancë e radhës do të mbahet më 25 prill, në ora 14:30, ku pritet të shpallet aktgjykimi për përleshjen e deputetëve të PDK-së dhe Vetëvendosjes.