Telegrafi

25 orë më shumë bateri – kjo është pajisja e re e Apple (Foto/Video)

Por tanimë, Apple ka shpalosur “Smart Battery Case” e saj për iPhone 6 dhe iPhone 6S, duke e postuar produktin në dyqanet e saj në internet, transmeton Telegrafi.

Kjo “kuti” kushton 99 dollarë dhe Apple thotë se e zgjat jetën e baterisë për deri në 18 orë për përdorim të internetit, deri në 20 orë për video dhe për më shumë se 25 orë për “kohë bisede”.

Kjo kuti është në dispozicion në dy ngjyra – zezë dhe të bardhë.

Mbi të gjitha, ajo duket goxha e ngjashme me kutitë aktuale të Apple, edhe pse, natyrisht, me një “xhungë” shtesë në anën e pasme dhe “mjekër” në fund.

Kutia në fjalë mbushet nëpërmjet një standard porti, që do të thotë se kjo është në përputhje me portet zyrtare dhe se përdoruesit nuk do të duhet të sigurojnë kabllo ekstra.

Gjithashtu diçka shumë e favorshme është se përdoruesit gjithashtu mund të mbushin njëkohësisht edhe iPhone-n e tyre dhe baterinë, transmeton Telegrafi.

Ende nuk dihet se kur do të dal në treg një kuti e tillë edhe për iPhone 6 Plus, 6S Plus, apo edhe për iPhone-t, modelet më të vjetra. /Telegrafi/

 

 

 

 

Apple’s Smart Battery Case brings better battery life to the iPhone 6Shttp://on.mash.to/1PTny5U

Posted by Mashable – Video on Tuesday, December 8, 2015