Bayern Munich i ka mohuar lajmet që qarkulluan dje për pagesën e 5 milionë eurove te Benfica nëse Renato Sanches e luan vetëm edhe një ndeshje.
Mediat portugeze dje e zbuluan një lajm se nëse lojtari i zhvillon 25 ndeshje atëherë klauzola e tij parasheh edhe bonuse tjera.
Kjo pagesë do ta dërgonte çmimin deri në 40 milionë euro që do ta kthente si lojtarin më të shtrenjtë të klubit, duke e thyer rekordin e Javi Martinez që erdhi nga Athletic Bilbao në vitin 2012.
Por, Bayern thotë se ky lajm nuk është i vërtet.
“Në media dje është raportuar se Bayern Munich do të paguajë edhe 5 milionë të tjera ndaj Benficas nëse Renato Sanches e zhvillon edhe një ndeshje me skuadrën tonë. FC Bayern dëshiron ta sqarojë situatën: Ky lajm nuk është i vërtet”, thuhet në komunikatën e klubit.
“Nuk do të ketë ndonjë pagesë tjetër nëse Renato Sanches do të luajë edhe një ndeshje”
“FC Bayern nuk do jap ndonjë informacion tjetër për kontratën e lojtarit”.
Lojtari ishte blerë për 35 milionë euro dhe pagesa mund të shkojë deri në 80 milionë me klauzolat e vendosura. /Telegrafi/