Site icon Telegrafi

25 aeroplanë me mërgimtarë nisen të shtunën nga Zvicra drejt Kosovës

Foto: Ilustrim

Një fluks i madh i mërgimtarëve pritet të aterojnë nesër në Aeroportin Ndërkombëtarë “Adem Jashari, ku vetëm nga Zvicra pritet të vijnë 25 aeroplanë.

Raporti i fundit në Aeroportin e Cyrihut, lidhur me fluturimet për ditën e shtunë, drejt Prishtinës tregon nivele rekorde.

Orari i Fluturimeve Ajrore nga Cyrihu njofton se pas rritjes së madhe të kërkesave të udhëtarëve që për pushimet verore duan të udhëtojnë drejt Kosovës, fluturimet ditore në këtë destinacion po arrijnë në nivele rekord, shkruan albinfo.ch.

Siç mund të shihet edhe në grafikën më poshtë, nëntë aeroplanë do të nisen  vetëm nga Cyrihu në ditën e shtunë, drejt Kosovës, gjegjësisht Aeroportit të Prishtinës.

Aeroporti i Cyrihut – Numri i fluturimeve

Nga ana tjetër, edhe në Aeroportin e Bazelit ka numër rekord fluturimesh drejt Kosovës.

Vetëm në ditën e shtunë 14 aeroplanë të kompanive të ndryshme, do të udhëtojnë drejt Aeroportit “Adem Jashari” të Prishtinës, shkruan tutje albinfo.ch.

Vlen të theksohet se një rekord i tillë nuk ka qenë më pare i regjistruar në aeroportet e Zvicrës.

Aeroporti i Bazelit – Numri i fluturimeve

Ndërkohë, edhe në Aeroportin e Gjenevës, ndonëse më pak në numër, do të ketë fluturime gjatë ditës së shtunë.

Aeroporti i Gjenevës – Numri i fluturimeve

Exit mobile version