Site icon Telegrafi

25 ­vjeçari kapet me 402 kg drogë

Një ditë më parë, policia e Fierit ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme droge, si dhe ka arrestuar një person.

Nga të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Policisë së këtij qarku, bëhet e ditur se janë sekuestruar rreth 402 kilogramë lëndë narkotike, e dyshuar kanabis sativa.

Mësohet se specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Eltion Lama, 25 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë.

Në njoftimin e policisë thuhet “Arrestimi i tij u bë pasi gjatë ditës së djeshme, në rrugën nacionale udhëtonte me automjetin tip furgon (mallrash) “Opel Vivaro”, dhe nga kontrolli i ushtruar brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 402 kilogramë lëndë narkotike”, shkruan gazeta Shekulli.

Policia ka njoftuar se materialet në ngarkim të 25­vjeçarit i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i narkotikëve i mbetur në tentativë”, transmeton Klan Kosova.

Exit mobile version