Site icon Telegrafi

244 persona nën hetime, Prokuroria e Prizrenit ngriti 187 aktakuza brenda një muaji

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë muajit gusht ka ngritur gjithsej 187 aktakuza kundër 244 personave, për raste të ndryshme penale.

Sipas njoftimit për media thuhet se në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur 6 aktakuza kundër 6 personave.

“Departamenti i Përgjithshëm, i kësaj prokurorie gjatë muajit Gusht, ka ngritur 170 aktakuza kundër 222 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, nga Departamenti për të Mitur, janë ngritur 11 propozime për shqiptimin e masave edukative, të diversitetit ose dënimeve, kundër 16 të miturve”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Prizren, mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies. /Telegrafi/

Exit mobile version