Në komunën e Kërçovës sot të drejtën e votës e realizojnë 241 persona. Sot votojnë persona të pafuqishëm, të sëmurë dhe persona që vuajnë dënim me burg, persona në paraburgim shtëpiak dhe të shpërngulur.
“Votimi filloi me kohë në ora 7 dhe po zthvillohet pa probleme”, tha sekretari i KKZ-së në Kërçovë, Arian Imeri.
Në Kërçovë ka gjithsej 116 vendvotime, ku janë regjistruar 50.578 votues./Telegrafi/