Telegrafi

24 vjeçari nga Teksasi shënon rekord të ri botëror teksa përfundon gjysmë maratonën duke dribluar topin e basketbollit

Ben Duong nga Teksasi ka shënuar rekord të ri botëror Guiness me përfundimin e një gjysmë maratone për  1 orë, 21 minuta e 39 sekonda, ndërsa driblonte me top basketbolli.

24 vjeçari, student i diplomuar në Universitetin e Teksasit në San Antonoi, gjysmë maratonën e përfundoi i 12-ti me radhë.

Në vijën e finishit ai u përshëndet nga maskota e Coyote, transmeton Telegrafi.

Bëhet e ditur se arritjen e Duong e ka festuar edhe ekipi i ligës NBA G, Austin Spurs.

“Ne jemi të nderuar për mundësinë për të bashkuar njerëzit përmes përvojave të paharrueshme në komunitet”, shkroi ekipi.

Ndryshe, rekordi i mëparshëm për driblimin e topit të basketbollit gjatë gjysmë maratonës është vendosur në vitin 2023 nga Chi Kit Cheung për 2 orë e 3 minuta. /Telegrafi/