Graham Potter tashmë është lidhur me një rikthim mahnitës në menaxhim vetëm një ditë pasi u shkarkua nga Chelsea, sipas raportimeve në Ishull.
Periudha katastrofike e ish-trajnerit të Chelseat në Stamford Bridge, e cila zgjati më pak se shtatë muaj, mori fund zyrtarisht të dielën.
Potter, i cili pasoi trajnerin e Bayern Munichut, Thomas Tuchel te Chelsea shtatorin e kaluar, udhëhoqi Blutë në humbjen 2-0 në shtëpi ndaj Aston Villa të shtunën.
Ndihmës trajneri i Chelseat, Bruno Saltor, është emëruar si strateg i përkohshëm dhe do të jetë në krye të ndeshjes me Liverpoolin në Stamford Bridge të martën (nesër).
Sipas Football Insider, Leicester City tashmë është i vendosur për të emëruar Potterin për postin e trajnerit, pas shkarkimit të Brendan Rodgers të dielën.
Ish-trajneri i Liverpoolit, Rodgers, i cili ka qenë i lidhur me Tottenhamin, u largua nga Leicester pas humbjes 2-1 të Dhelprave ndaj Crystal Palace në Selhurst Park të shtunën.
Football Insider pretendon se Potter konsiderohet tashmë një favoritë për të drejtuar skuadrën e Leicesterit dhe që kanë filluar kontaktet mes kampit të tij dhe klubit. /Telegrafi