Site icon Telegrafi

24 hapësira në 32 metra katrorë

Dizajni futurist lejon lëvizjen e mureve që mundësojnë të krijohet një dhomë e përshtatshme për gjumë me një shtrat të madh, hapësirë për punë, kuzhinë me të gjitha elementet e nevojshme, madje edhe banjë.

Organizimi i hapësirës me pak imagjinatë i ka kushtuar Changut 231.700 dollarë. Arkitekti kinez përvojat e tij në rregullimin e banesës i ka përmbledhur në librin “transformimi 30 vjeçar i banesës me 32 metra katrorë.”

Ky kinez që është pronar i një kompanie e cila merret me arkitekturë dhe dizajn, shpreson se idetë e tij do t’i ndihmojnë qytetarët të jetojnë rehat edhe në hapësira të vogla. /Telegrafi/
 

Exit mobile version