Telegrafi

24 fëmijë kosovarë në festivalin e San Remos

Fëmijët të cilët luajnë në shfaqjen ,"Ëndrra e një nate vere" të William Shakespeare-t do ta përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të kreativiteteve shkollore.

24 nxënës të shkollës nëntëvjeçare, "Mileniumi i 3-të" do të garojnë me shumë fëmijë të cilët do të paraqiten me programet e tyre në këtë festival.

Aktorët e vegjël para nisjes thanë se janë shumë të lumtur që shfaqja e tyre është përzgjedhur në konkurrencën e fortë të këtij festivali ndërkombëtarë që organizohet në qytetin e luleve, San-Remo. /rtv21/