Më 24 dhjetor 2012 ndodhi një nga goditjet më të mëdha mbi vlerat demokratike në Maqedoni. Deputetët e opozitës dhe gazetarët me dhunë u larguan nga seanca e Kuvendit, në të cilën diskutohej për buxhetin e vitit 2013, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo ngjarje nxiti krizë të madhe politike, në të cilën duhej të përfshihej edhe Bashkimi Evropian dhe faktorët tjerë ndërkombëtarë. U arrit marrëveshje që të pastrohet ky rast, mirëpo edhe sot e kësaj dite ka paqartësi të shumta rreth kësaj ngjarje.
Kjo ditë ishte edhe shkaktare e vrasjes së dialogut politik me çka edhe u shkaktua kriza politike e cila edhe sot është e pazgjidhshme./Telegrafi/