Telegrafi

24.764 të siguruar shëndetësorë në Maqedoni i kanë shfrytëzuar shërbimet elektronike të FSSHM-së

24.764 të siguruar, persona të autorizuar dhe punëtorë shëndetësorë të Maqedonisë e kanë shfrytëzuar shërbimin elektronik të Fondit për sigurim shëndetësor të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga ky numër, 20.234 qytetarë kanë dorëzuar dokumentacione për verifikim të ndihmesave ortopedike përmes mjekëve amë dhe mjekëve specialistë, 1744 kanë dërguar raporte për pengesa në punë, 1587 kanë dorëzuar propozim për vlerësimin e pengesës së përkohshme për punë, kurse 1199 persona kanë dorëzuar kërkesë për In Vitro./Telegrafi/