Telegrafi

24.000 euro dënime për shkak të parkimit të gabuar

Kjo femër, nëpunëse shtetërore në qytetin e Gracit, gjatë dy viteve të kaluara, ka injoruar 700 tentime të autoriteteve lokale për t’ia dorëzuar fletëthirrjet për pagimin e dënimeve, bën të ditur agjencia Reuters

"Natyrisht, kemi pasur raste kur persona të caktuar kanë injoruar tri, katër, e madje edhe 10 fletëthirrje, mirëpo 700 asnjëherë, kjo thjeshtë duket e pamundur”, ka thënë zyrtari i policisë, Herbert Matersdorfer.

Sipas ligjit austriak, për këtë lloj të shkeljes ligjore parashihet dënimi më i lartë me burg prej 42 ditësh, kështu që femra rekordere do të vuajë dënimin në periudha të ndryshme kohore dhe jo përnjëherë. /Telegrafi/