Telegrafi

237 shoferë të gjobitur në Shkup, 79 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (30.03.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 237 gjoba, nga të cilat 79 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, tetë për drejtim të automjetit pa patentë shofer, shtatë sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara.

“Janë vendosur nëntë gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë për kalim në sinjal të mbyllur (drita e kuqe), katër gjoba për folie të pacertifikuara (xhama të lyer), 3 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletës”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni./Telegrafi/