Telegrafi

Çfarë thotë Edi Rama pas arrestimit të Saimir Tahirit?

Pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për të caktuar masën “arrest shtëpie” për Saimir Tahirin ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale Rama shkruan se vendimi i sotëm për Saimir Tahirin nuk komentohet, thjesht respektohet.

“Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin nuk komentohet, thjesht respektohet si një e drejtë e organeve të drejtësisë, të cilat i detyrohen vendit e botës një proces të pavarur, transparent e me integritet të plotë kushtetues e profesional, duke garantuar drejtësi jashtë çdo influence politike, mediatike a diplomatike” – e mbyll Rama.