Site icon Telegrafi

23 vjet nga masakra në Stagovë të Kaçanikut

Sot bëhen 23 vjet nga masakra në Stagovë të Kaçanikut. Më 21 maj 1999 ranë dëshmorë Ekrem Gudaqi e Kemal Thaqi dhe martirët Hanife Jaha, Selvije Krivanjeva, Baki Bela, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi. 

21 maji 1999 përpos që solli dhimbje të pashërueshme për banorët e kësaj ane, kjo datë do të mbahet në mend edhe për shkatërrimet, djegiet dhe vrasjen e bagëtive.

Nga 180 shtëpi sa kishte ky fshat të nesërmen paramilitarët serbë dogjën dhe shkatërruan mbi 50 për qind të tyre, apo përkthyer në numra mbi 90 shtëpi.

Pra këto fakte flasin qartësisht për qëllimet e regjimit serb të Millosheviqit, që ishte jo vetëm zhdukja fizike, por edhe ajo materiale e qenies shqiptare, që përkufizohet si qëllim gjenocidal ndaj një kombi në këtë rast shqiptarëve të Kosovës.

Për shënimin e kësaj dite, Këshilli Organizues nga Fshati Runjevë dhe Stagovë, në bashkëpunim me OVL- UÇK dhe Komunën e Kaçanikut organizon manifestim Përkujtimor në fshatin Stagovë në orën 11:00.

Pas përmbylljes së manifestimeve do të bëhen homazhe në Kompleksin Memorial te Varrezat e Dëshmorëve në Kaçanik.

Exit mobile version