Site icon Telegrafi

23-vjeçarja që u lëndua nga rënia e kulmit në Prishtinë vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore

Në Mjekimin Intenziv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po vazhdon trajtimi i 23-vjeçares e cila u lëndua ditën e enjte nga rënia e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës.

Doktoresha Agreta Gashi në një deklaratë për Telegrafin bëri të ditur se pacientja vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

“Pacientja ka pësuar lëndime të shumta, dhe si pasojë e këtyre lëndimeve gjendja vazhdon të jetë ende e rëndë”, tha ajo.

Lexo po ashtu Lëndime në regjionin e kokës, nga QKUK tregojnë për gjendjen shëndetësore të 23-vjeçares që u lëndua nga rënia e çatisë në Prishtinë

Ndryshe, 23-vjeçarja raportohet se është motra e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani.

Rënia e kulmit ka ndodhur ditën e enjte rreth orës 13:00, në rrugën ‘Nora e Hotit’ në Prishtinë./Telegrafi/

Exit mobile version