SPB Kumanovë ka ngritur padi penale kundër T.R (23) nga Kriva Pallanka, V.P (55) dhe S.P (39), të dy nga Kumanova, për shkak të dyshimeve për vepër penale “jetë jashtëmartesore me të mitur”.
T.R në periudhën 28.02. deri 10.03.2016, në shtëpinë e tij në fshatin Rankovcë ka jetuar në bashkëjetesë jashtëmartesore me katërmbëdhjetëvjeçaren. Të raportuarit e dytë dhe të tretë si prindër të vajzës së mitur, me anë të ndihmës së policisë e kanë kthyer vajzën në shtëpi, dhe përsëri e kanë lejuar të jetojnë në bashkëjetesë jashtëmartesore me T.R. /Telegrafi/