Site icon Telegrafi

23 vite nga krimi serb mbi qytetarët e Skenderajt

Sot kujtohen dëshmorët e martirët e lagjeve të Skenderajt të rënë më 20 mars 1999.

Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka shkruar të kohë pas tërheqjes së vëzhguesve ndërkombëtarë të misionit të OSBE-së, kriminelet serbë të veshur me rroba të bardha e maska të zeza kishin filluar në Skenderaj plaçkitjet e maltretimet e qytetarëve, duke i ndarë më pas edhe burrat nga gratë, të cilët i kishin dërguar tek pishat dhe atje i kishin ekzekutuar.

“Disa prej tyre i kishin vrarë në shtëpi, e disa tjerë i kishin arrestuar. Rënia e tyre në altarin e Lirisë është dëshmi e gjenocidit që ka bërë shteti serb në Kosovë. Lavdi të rënëve për Lirinë e Kosovës”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Sot me nderime e krenari kujtojmë e nderojmë dëshmorët e martirët e lagjeve të Skenderajt të rënë me 20 mars 1999.

Atë kohë pas tërheqjes së vëzhguesve ndërkombëtarë të misionit të OSBE-së, kriminelet serb të veshur me rroba të bardha e maska të zeza kishin filluar në Skenderaj plaçkitjet e maltretimet e qytetarëve duke i ndarë me pas edhe burrat nga gratë, të cilët i kishin dërguar tek pishat dhe atje i kishin ekzekutuar, disa prej tyre i kishin vrarë në shtëpi, e disa tjerë i kishin arrestuar.

Rënia e tyre në altarin e Lirisë është dëshmi e gjenocidit që ka bërë shteti serb në Kosovë.

Lavdi të rënëve për Lirinë e Kosovës! /Telegrafi/

Exit mobile version