Telegrafi

23 te vdekur nga një sulm me bombë në Sri Lankë

Sulmi ka ndodhur në Buttala, 200 km në juglindje të kryeqytetit Kolombo.

Për autorët e atentatit të përgjakshëm, dyshohet që janë kryengritësit tamilë.

Sot përfundon zyrtarisht edhe armëpushimi i vendosur prej gati gjashtë vjetësh, qysh në vitin 2002 me ndërmjetësuesin norvegjez, mes qeverisë dhe të së ashtuquajturës "Tigrat çlirimtarë, Tamil Eelam". /Deutsche Welle/