Site icon Telegrafi

Më 23 shkurt u mbajt një mbrëmje madhështore e MMA në ‘Karagaç’ të Pejës

MMA ka filluar ta fitojë simpatinë edhe në vendin tonë, ku shumë të rinj dëshirojnë të merren me këtë sport, ndërsa së fundmi nuk po mungojnë as organizimet. 

I tillë ishte edhe i fundit i organizuar në qytetin e Pejës, ku morën pjesë 22 garues dhe u zhvilluan 11 meçe.

Katër prej tyre ishte profesional, ndërsa shtatë garues tjerë amator.

Këtë event e organizoi Federata e Arteve të përziera Marciale të Kosovës me kryetar Besart Berisha dhe sekretar Visar Alimehaj.

Meçet kryesore u zhvilluan mes Driton Bajramajt dhe Alexandar Joketic, pastaj Fitim Ukelli u përballë me Rene Woleinger, që u mbyllën me fitoret e luftërave shqiptarë.

Ky event mblodhi shumë tifozë në palestrën ‘Karagaç’ në Pejë.

Të gjithë pjesëmarrësit u ndanë të kënaqur me organizmin, ndërsa Federata e Arteve Mikse Marciale e Kosovës  premton edhe turne të tjerë në të ardhmen.

Mysafir special gjithashtu ishte edhe ish-portieri dhe trajneri i Werder Bremen, Niko Pelaz.

/Telegrafi/

 

 

Exit mobile version