Site icon Telegrafi

Më 23 nëntor 2023 do të mbahet ankandi i njëmbëdhjetë i letrave me vlerë për vitin 2023

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 23 nëntor 2023 do të mbahet ankandi i njëmbëdhjetë për vitin 2023. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 2 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (2 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftim.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, mund të kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version