Site icon Telegrafi

Më 23 dhjetor, Përparim Rama do të mbajë Diskutim të Përgjithshëm Publik me qytetarët

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama do të mbajë Diskutim të Përgjithshëm Publik me qytetarët më 23 Dhjetor 2024, ora 10:00, në Sallën e Kuvendit Komunal.

Diskutimi do të transmetohet edhe përmes live-stream.

Në njoftim thuhet se në këtë takim do të jenë të pranishëm drejtorët e drejtorive.

” Ju bëjmë thirrje qytetarëve të Kryeqytetit, që të marrin pjesë në këtë diskutim, si mundësi e mirë për hapjen e temave të rëndësishme të interesit të përgjithshëm për transformimin e Kryeqytetit.
Sugjerimet tuaja mund t’i dërgoni edhe në email: osman.bllaca@rks-gov.net”, thuhet mes tjerash në njoftim./Telegrafi/

Exit mobile version