Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, norma e papunësisë në tremujorin e fundit të vitit 2016 në Maqedoni arriti në 23.1%, respektivisht 219.148 persona të papunë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga numri i përgjithshëm i të papunëve, 60.3% janë burra, kurse 39.7% janë gra. Sipas moshës, më të papunë janë moshat 15 deri 24 vjeçare (47.3%); 25 deri 49 vjeçare (22.3%) dhe 50 deri 64 vjeçare (16.9%).
Nga të papunët, 105.180 janë me shkollim të mesëm të nivelit të katërt, 19.868 janë me arsim të mesëm të nivelit të tretë, si edhe 44.509 persona janë me arsim të lartë.
POpullsia aktive në Maqedoni është 950.255, nga të cilët 731.107 janë të punësuar. Më shumë të punësuar ka në industrinë e përpunimit, pastaj në bujqësi, pylltari dhe ujra, si edhe në tregti./Telegrafi/