Prokuroria Themelore e Pejës, vetëm gjatë muajit nëntor ka ngritur 174 aktakuza, ndaj gjithsej 228 personave, për vepra të ndryshme penale nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.
“Gjatë muajit paraprak, Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie, ka ngritur 164) aktakuza, kundër 211 të pandehurve.
Në Departamentin e Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore të Pejës, gjatë muajit nëntor janë ngritur gjithsej 10 aktakuza, kundër 17 personave”, thuhet në njoftimin për media.
Prokuroria Themelore e Pejës, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritje të efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies. /Telegrafi/