Telegrafi

226 gjoba për vozitje të shpejtë në rajonin e SPB Tetovë

Me datë 08.12.2022 në periudhën nga ora 08:00 deri në ora 20:00 në rajonin Tetovë-Gostivar, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë kryer kontroll të intensifikuar për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjete me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e përcaktuar.

Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht gjithsej 154 drejtues automjetesh (TE-91 dhe GV-63) të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit.

“Prej tyre, 17 shoferë (TE-10 dhe GV-7) e kanë tejkaluar shpejtësinë me më shumë se 70 kilometra në orë, 72 drejtues (TE-52 dhe GV-20) deri në 70 kilometra në orë e kështu me radhë. Krahas kësaj, janë sanksionuar edhe 112 drejtues automjetesh (TE-79 dhe GV-33) të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e përcaktuar në vendbanim, si dhe 33 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-14 dhe GV-19)”.

“Për të gjithë shkelësit janë përgatitur parashtresa përkatëse dhe do të përballen me gjobat e parapara, të cilat, varësisht nga madhësia e tejkalimit, variojnë nga 20 deri në 400 euro në denarë. Shkelësit që kanë tejkaluar shpejtësinë mbi 30 apo 50 kilometra në orë do të marrin edhe masë mbrojtëse heqje të përkohshme të lejes së drejtimit nga tre muaj deri në një vit”, thonë nga MPB Maqedoni.