Telegrafi

224 milionë euro nga tatimet

Drejtori i ATK-së, Naim Fetahu, tha se po të krahasohet me vitin 2007, në vitin 2008 janë inkasuar 34.3 milionë euro ose 18 % më tepër, ndërsa janë realizuar 62.2 milionë euro kontribute pensionale.

Sipas tij, ATK-ja ka arritur të zbulojë borxhe tatimore të fshehura në vlerë të konsiderueshme dhe kjo sipas tyre është një arritje e madhe duke marrë parasysh numrin e inspektorëve në terren.

Ai vlerësoi se për mos pagesë të borxheve, ATK-ja në Prizren ka filluar edhe me konfiskimin e pasurisë.

Lidhur me ndryshimet në normat tatimore zyrtaret e ATK-se theksuan se nga rritja e TVSH-së prej 15 % në 16 % nuk presin t’i kompensojnë të hyrat që do të zbresin si rrjedhojë e uljes së tatimit në të ardhurat e korporatave dhe të atyre personale, por nga rritja e akcizës në duhan. /Telegrafi/