24 marsi, shënon 22 vjetorin e nisjes së sulmeve të forcave të Aleancës Veri-Atlantike mbi Serbinë.
Në përkujtim të kësaj date, kryeministri shqiptar Edi Rama, në një shkrim në Twitter, ka vlerësuar rolin që presidenti atëhershëm i SHBA-së, Bill Clinton, kishte në bombardimin e Beogradin dhe mbrojtjen e Kosovës.
Ai gjithashtu, e ka cilësuar këtë ditë, si një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.
“Adresimi historik i Presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/
Adresimi historik i Presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane🇦🇱🇽🇰❤️🇺🇸 https://t.co/sRyhb50Qnz
— Edi Rama (@ediramaal) March 24, 2021