Telegrafi

22 vjeçari, Ramadan Pireva ka nevojë për ndihmën tuaj

Ramadan Pireva, 22-vjeçar është i sëmurë nga mushkëritë. Ai është banor i lagjes “Kolovica e Re” nga Prishtina.

Pireva ka bërë të ditur se i duhet intervenim i menjëhershëm për heqjen e njërës mushkëri.

Sipas tij, operacioni në shtetin turk i kushton 15.000 euro dhe për këtë arsye ai ka nevojë për ndihmën e njerëzve të vullnetit të mirë.

“Kam ajër në dy mushkëritë. Të gjitha tretmanët e nevojshme i kam kryer në QKUK. Mjekët më kanë thënë që duhet të operohem. Andaj më duhet të operohem sa më shpejt që është e mundur në Turqi”, tregoi Pireva për gjendjen e tij, duke shtuar se nuk ka mundësi financiare për këtë operim pasi nuk është në gjendje të punoj.

Ai jeton me gruan dhe djalin pesë vjeçar, ndërsa para një muaji djali i dytë i ka vdekur gjatë lindjes.

Për të gjithë ata që kanë mundësi t’i ndihmojnë Ramadanin mund ta kontaktoni në këtë numër 045/988-598.

Xhirollogari bankare: 1702003028317757 NLB bank./Telegrafi/