Sot janë bërë 22 vite nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Naim Beka, i njohur si Komandat Sokoli.
Heroi i Kombit me këtë rast është përkujtuar nga artisti i njohur shqiptar, Arian Agushi (emri i vërtetë i Gold AG).
Ai ka ndarë një postim në InstaStory nëpërmjet të cilit tregon se janë bërë 22 vite që dha jetën për liri, por për të mos vdekur kurrë.
“Naim Beka Sokoli. Sot 22 vite ka rënë për të mos vdekur kurrë”, kanë qenë fjalët e reperit.
I njëjti gjatë vitit të kaluar saktësisht në shkurt i kishte dedikuar edhe një këngë të titulluar “Sokoli”.
Duke lartësuar veprimtarinë e tij, projekti u prit mirë edhe nga publiku dhe mblodhi miliona klikime.
Gold AG nuk heziton që të shumtën e rasteve t’u kushtojë këngë atyre që dhanë jetën për liri. /Telegrafi/