Tekstet për “klanin Zaev” në të cilat ka akuza për krime të dyshuara për Vice Zaev, të publikuara në “Kurir”, “Netpres”, “Deneshen”, “Infomaks” dhe disa media të tjera sot u lexuan në Gjykatën Themelore Shkupi 2.
Tekstet u lexuan me propozim të nënkryetarit të OBRM-PDUKM-së, Alaksandar Nikollovski, kundër të cilit janë ngritur akuza për fyerje nga Vice Zaev. Nikollovski më herët në pyetjen e gazetarëve se se cilat janë vlerat perëndimore të OBRM-PDUKM-së, ai ishte përgjigjur se “sigurisht nuk janë tenderët e rregulluar për vëllanë e kryeministrit Vice Zaev”.
“Liria e shprehjes megjithatë mund të sanksionohet dhe të kufizohet në kushte të caktuara, në rast se shprehja e lirë shkel reputacionin dhe të drejtat e të tjerëve”, tha avokati i Vice Zaev.
Ndërsa Nikollovski tha se deklaratën e ka bërë për të dërguara kritika deri tek LSDM, në kuptimin e shprehjes më të madhe të kritikës në opinion, por jo për të fyer ndonjërin.
Aktgjykimi për këtë rast do të merret më 22 prill të vitit 2019./Telegrafi/