Site icon Telegrafi

Më 22 nëntor seancë për fazën e dytë të ligjit për gjuhët në Maqedoni

Më 22 nëntor do të mbahet seanca në Komisionin për Çështje Evropiane në të cilën në rend dite do të jetë propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve në lexim të dytë.

Në këtë fazë partitë do të mund të dorëzojnë amendamente për ligjin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Diskutimi sipas rregullores zgjat tre ditë. Më pas ligji shkon përsëri në seancë plenare në debat dhe pastaj deputetët deklarohen përfundimisht për tekstin.

Deri tani amendamente kanë paralajmëruar OBRM-PDUKM-ja, LSDM-ja dhe Lëvizja Besa./Telegrafi/

Exit mobile version