Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se më 22 maj 2020 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2020.
Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen 5 vite dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/