Telegrafi

216 pacientë me COVID-19 janë të shtrirë në spitale

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës – ShSKUK ka njoftuar se në spitale janë të shtrirë  216 pacientë të  infektuar me COVID-19.

Në njoftim thuhet se, nga raportimet e klinikave Covid-19 dhe spitaleve të përgjithshme të datës 1 shkurt 2022 rezulton se të shtrirë nga Covid-19 janë 216 pacientë.
215 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 1 pacient i negativizuar.

Më tej, në  njoftim thuhet se 141 pacientë janë me oksigjeno-terapi, në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 5 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 88 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 5 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 8 pacientë 

Klinika e Gjinekologjisë, 13 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 2 pacientë

Spitali i Prizrenit, 17 pacientë

Spitali i Pejës, 21 pacientë

Spitali i Gjakovës, 19 pacientë

Spitalit Mitrovicës, 19 pacientë

Spitali i Ferizajt, 6 pacientë

Spitali i Gjilanit, 16 pacientë

Ndryshe, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, numri total i rasteve aktive në vendin tonë është 34 mijë e 208.

Rastet aktive më së shumti ka kryeqyteti, gjithsej 9,655 raste aktive. Pastaj, Pejë 2,925 raste aktive, Gjilan 2,323 raste aktive.

Prizren 2,184 raste aktive, Mitrovicë 1,978 raste aktive, Fushë Kosovë 1,693 raste aktive.

Gjakovë 1,648 raste aktive, Ferizaj, 1,605 raste aktive, Vushtrri, 1,142 raste aktive. Lipjan 1,124 raste aktive. Podujevë 884 raste aktive, kurse komunat tjera kanë numër më të vogël të rasteve aktive me virus.

MSH në vazhdimësi është duke u bërë thirrje qytetarëve që të vaksionohen kundër coronavirusit.

Për shkak të rritjes së rasteve, Qeveria më 21 janar ka ashpërsuar masat antiCOVID, ku pas orës 22:00 në gjithë vendin vlen ora policore, e po ashtu sektori i gastronomisë lejohet të punojë vetëm deri në ora 21:00.

Këto masa vlejnë deri më datën 4 shkurt, ndërsa ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nëse do të vazhdohet me masat e njëjta. /Telegrafi/