Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (21.03.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 215 gjoba, nga të cilat 74 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 10 gjoba për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 14 sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara.
“Tetë gjoba janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, 13 sanksione për parakalim të paligjshëm të automjeteve, katër gjoba për vendosjen e folieve të pacertifikuara (xhamave të errësuar)”.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.